Ballina Bota

FRANCË – Attal: Nuk përjashtohen masat kufizuese kundër Omicron

PARIS, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ E përballur me rreziqet që lidhen me përhapjen e variantit Omicron, Franca nuk e ka përjashtuar mundësinë për marrjen e masave të mëtejshme në fuqi kundër koronavirusit, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal për France 2.

“Ne kemi shpallur masa për 31 dhjetorin (…) por nëse vërejmë një rikuperim shumë të fortë të epidemisë që lidhet me variantin Omicron, padyshim që do të ndëmarrim masa të mëtejshme”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Franca po kalon një periudhë turbulence lidhur me Omicron”.

Attal kujton se ky variant rezulton në një ” vërshim infeksionesh ” në Mbretërinë e Bashkuar. Varianti Omicron është shumë më ngjitës se çdo variant tjetër që kemi njohur deri më tani,  zhvillohet 70% më shpejt se variantet e mëparshme dhe brenda dy-tre ditëve numri i rasteve dyfishohet”, theksoi ai.

“Është një progresion absolutisht drithërues “, paralajmëroi ai.

Ndërkohë, në Francë ka shpërthyer debati për paraqitjen e çertificatës së vaksinimit në kompani, një masë e vendosur prej disa kohësh në Itali, por që ngjall kundërshtime të forta përtej Alpeve.  //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri, vijon plani kombëtar i pastrimit në bashkitë e vendit
Artikulli tjetërCOVID-19 – SHBA një ndihmë financiare prej 580 milionë dollarësh për të luftuar pandeminë