Ballina Flash

Gjermania heq Shqipërinë nga harta e kuqe e COVID-19

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/- Shqipëria nuk konsiderohet nga Gjermania si vend me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Instituti gjerman “Robert Koch” (RKI), ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me vendet që nuk janë të përfshira në zonën e kuqe të pandemisë.

Sipas këtij instituti, duke nisur nga dita e sotme Shqipëria nuk konsiderohet më zonë me rrezik nga pandemia.

Pjesë e listës së bashku me Shqipërinë janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Estonia, Lituania dhe Moldavia.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Fotomontazhet e halleve të Berishës, shpifëse dhe të dëshpëruara
Artikulli tjetërKrijohet Këshilli Kombëtar i Vitivinikulturës