TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Qyteti i Lezhës këtë dhjetor duket magjik nën atmosferën e festave të Fundvitit.
Këtë vit këtij qyteti i janë shtuar dhe shtëpizat prej druri, ku qytetarë të shumtë shijojnë atmosferën festive dhe ushqimet tradicionale.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot këto shtëpiza, që duken si një fshat festiv dhe gjithashtu ka shijuar edhe gatimet e zonës.
“S’ka si Lezha për shefa kuzhine. Pazari i Krishtlindjeve në Lezhë”, shprehet Rama.
Përveç zbukurimeve festive si pema e Vitit të Ri dhe dritat shumëngjyrëshe të vendosura në qendër të qytetit, shtëpizat prej druri i kanë shtuar Lezhës magjinë e Festave të dhjetorit.
/r.e/














