TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.
Spiropali tha se 8 Dhjetori është dita e kthesës së madhe kur përçarja dhe urrejtja u përbuzën nga shumica e qytetarëve të vendit tonë në shërbim të së ardhmes së të gjithëve.
“8 Dhjetori do të jetë festë e madhe, festë kthese, kur fantazmat propagandistike të komunizmit, idhujt e rremë të tranzicionit, gjuhët e vrazhda që godasin kundërshtarët duke ndotur ambientin e bashkëjetesës, lufta e paskrupullt për pushtet, përçarja dhe urrejtja, do përbuzen nga shumica e qytetarëve të vendit tonë në shërbim të së ardhmes së të gjithëve”, tha ajo.
/m.m/j.p/r.e/























