PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/ Artistja, njëherazi edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është lajmëruar pas operimit që pati nga tumori në tru, që i ishte kthyer pas nëntë vitesh.
Matoshi ka falënderuar të gjitha ata që i qëndruan pranë në këto ditë jo të lehta për to.
Ndërkohë, ajo ka porositur: Nisjani ditës t’u e dashtë vetën se veç qashtu jeta juaj ka me pas kuptim”.
E Matoshi ka edhe disa fjalë për doktorët dhe infermierët për të cilët thotë se nuk duhet lënë të ikin. /KosovaPress/























