Ballina Flash

Rama uron besimtarët për festën e Shën Kollit

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Shën Kollit.

“Mirëmëngjes, kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor”, tha Rama, ndërsa ndau një fotografi nga kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Ai vdiq më 6 dhjetor të vitit 343.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë, pasi mendohet se prej tij nis legjenda e Santa Claus-it, Babagjyshit që sjell dhurata në fshehtësi.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme
Artikulli tjetër”Duran Duran” në turne në prag të 40-vjetorit të krijimit