SHKUP, 22 nëntor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 155 raste të tjera nga COVID-19 dhe 13 viktima në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri ka arritur në 212 375, ndërsa ai i viktimave në 7 449.
Gjithashtu, në vend janë regjistruar edhe 387 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 196 636 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë 8 290 raste aktive me COVID-19./ /ervo/





















