Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/03/2018

RANGUN (Birmani) – Seancë tjetër dëgjimore paraprake për dy gazetarët e “Reuters”, arrestuar për hetimet e kryera mbi masakrën e 10 rohingyas nga ushtria dhe fshatarët budistë.

TOKIO (Japoni) – Vizitë në Japoni e shefit të diplomacisë ruse, Serguei Lavrov.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën deklaratën për politikën në përgjithësi në Dhomën e Ulët të Parlamentit, një javë pas rizgjedhjes së saj në përfundim të gjashtë muajve përpjekje. ​

LONDËR (Britani e Madhe) – Boris Johnson para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit mes krizës diplomatike me Rusinë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Dhoma e aktakuzës në Bruksel vendos për dërgimin ose jo para një Gjykate të Mehdi Nemmouche, autori i dyshuar i sulmit që shkaktoi katër të vdekur në Muzeun hebre të kryeqytetit belg në 2014.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Europian prezanton propozimet për taksim të drejtë të GAFA-s (Google, Apple, Facebook dhe Amazon).

LONDËR (Britani e Madhe) – Ministri i Irlandës së Veriut, Karen Bradley merret në pyetje nga deputetët për krizën politike të vazhdueshme në provincën britanike dhe pasojat e Brexit.

HAGË (Holandë) – Vizitë e presidentit, Emmanuel Macron në Holandë. Ai do të pritet nga mbreti Willem-Alexander.​

UASHINGTON (SHBA) – Princi trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane vijon një vizitë në Uashington dhe në disa qytete amerikane.

UASHINGTON (SHBA) – Komisionerja europiane për Drejtësinë, Vera Jourova, zhvillon një konferencë shtypi në përfundim të një vizite në SHBA./
/ec/ a.jor

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 21 Mars 2018
Artikulli tjetërMIANMAR – Jep dorëheqjen presidenti Kyaw, i akuzuar për spastrim etnik