Ballina Flash

OBSH miraton një vaksinë tjetër kundër COVID-19

GJENEVË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin urgjent për një tjetër vaksinë kundër COVID-19, Covaxin, e para e zhvilluar plotësisht në Indi dhe e teta që merr këtë miratim.

Kjo vaksinë, 78 për qind efikase, rekomandohet për të gjitha grupmoshat nga 18 vjeç.

“Ajo kërkon dy doza me një distancë prej katër javësh, por është veçanërisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shkak të lehtësisë me të cilën mund të ruhet”, sipas një deklarate të OBSH-së.

Është vaksina e parë e zhvilluar dhe e prodhuar tërësisht në Indi që ka marrë miratimin nga organizata e OKB-së.

Ajo u bashkohet në listë vaksinave kundër COVID-19 nga Pfizer/Biontech, Moderna, Astra Zeneca, Johnson & Johnson, Sinopharm dhe Sinovac./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBajpasi i Fierit, miratohet një ndryshim i kontratës financiare me BEI-n
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë, dinamikë e re bashkëpunimi mes dy Kuvendeve