ROMË, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Shifrat e pandemisë në Itali janë në rritje, edhe pse situata është më e mirë se në vendet e tjera evropiane, prandaj është e nevojshme të tregohemi të kujdesshëm dhe të matur, si edhe të ruhen masat paraprake antiCOVID-19, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Progresi i epidemisë duhet të monitorohet me vëmendje ekstreme dhe, nëse konfirmohet, mund të lajmërojë një ringjallje të epidemisë”, tha Speranza.
Në përfundimet e monitorimit javor të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me COVID-19 shpjegohet se “përçueshmëria e vlerësuar për rastet simptomatike po rritet dhe po i afrohet pragut të epidemisë”.
Gjithashtu, për transmetueshmërinë e vlerësuar për rastet me shtrimin në spital të dhënat janë në rritje edhe mbi pragun epidemik.
Po sipas raportit, shtrimet e zakonshme në spital janë në rritje, ndërkohë që kujdesi intensiv mbetet i qëndrueshëm me një zënie të shtretërve në 3,7 për qind./ /ervo/












