TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis.
Në takim u bisedua për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Xhaçka u shpreh se, “Greqia, një fqinj dhe aleat, është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”.
“Bisedë miqësore me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis, për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia, një fqinj dhe aleat, është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Xhaçka.
“Mirëpresim bashkëpunimin për ta forcuar dhe më tej këtë marrëdhënie, në të gjithë fushat, për të shfrytëzuar potencialin e plotë të marrëdhënieve tona”, thekson Xhaçka. /a.a/r.e/





















