Ballina Bota

BERLIN – Gjermania përfshihet sërish nga stuhi të furishme

BERLIN, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë sot pjesën më të madhe të Gjermanisë, duke rrëzuar pemë, duke pezulluar shërbimet hekurudhore dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Autoritetet portuale lëshuan paralajmërim për vërshime të pritshme në Detin e Veriut dhe grykëderdhjet e lumenjve Weser dhe Elba pasdite dhe në mbrëmje.

Trafiku hekurudhor u ndal plotësisht në shtetet e Turingisë, Saksonisë dhe Saksonisë-Anhaltit, në një brez të gjerë përgjatë Gjermanisë qendrore dhe lindore.

Shërbimi Meteorologjik gjerman (DWD) parashikoi se kushtet e rrezikshme të motit do të përhapen edhe në veri dhe lindje gjatë ditës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBubq, rreth 200 familje në banesat e rindërtuara më 26 nëntor
Artikulli tjetërKushi: Strate­gji mbi edukimin për median dhe informac­ionin