TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot se, hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave.
“Angazhimi i përbashkët i SHBA dhe BE në rajonin tonë është vendimtar në konsolidimin e stabilitetit, prosperitetit, shtetit të së drejtës dhe demokracisë”, theksoi Xhaçka në një reagim.
Xhaçka u shpreh mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
“Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë. Ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave, gjë e cila u konfirmua dhe nga Komisioni Evropian”, tha Xhaçka.
/a.a/r.e/






















