Ballina Flash

Sipërmarrjet e mëdha, partnerë për arritjen e objektivave në fushën e mjedisit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Eliminimi i qeseve plastike njëpërdorimshe e të pariciklueshme, ishte fokusi i takimit që ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi me përfaqësues të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë.

“Sipërmarrjet e mëdha janë pa asnjë diskutim partnerë për të arritur objektivat e qarta në fushën e mjedisit”, u shpreh Kumbaro.

“Biseduam me përfaqësues të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë për eliminimin e qeseve plastike njëpërdorimshe e të pariciklueshme si edhe për trajtimin e mbetjeve organike”, theksoi Kumbaro.

“U ndamë me premtimin se do të takohemi sërish shumë shpejt, për të vazhduar konsultimet e për të dëgjuar propozime konkrete. Mjedisi është një dhe na bashkon të gjithëve”, tha Kumbaro.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFond kreditimi 50 milionë euro për manifakturën
Artikulli tjetërHapja e bisedimeve të anëtarësimit, Xhaçka: Hap që duhet ndërmarrë bazuar në arritjen e reformave