Ballina Bota

COVID-19 – India rihapet për turistët e huaj

NJU-DELHI, 8 tetor /ATSH-AFP/ – India do të rihapet për turistët e huaj nga 15 tetori, pas një mbylljeje prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë COVID-19, njoftoi qeveria.

“Pas marrjes parasysh të informacioneve të ndryshme, India ka vendosur të fillojë dhënien e vizave të reja turistike për të huajt që udhëtojnë në Indi, nga 15 tetori 2021″, tha Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp.

“Turistët e huaj, transportuesit që ia sjellin ata në Indi, si edhe të gjithë aktorët në aeroporte, duhet të ndjekin të gjitha protokollet COVID-19”, shtoi ajo.

India pezulloi të gjitha vizat për të huajt në mars 2020, kur COVID-19 filloi të përhapet në të gjithë botën, pasi qeveria vendosi një bllokim të rreptë në vend.

Midis marsit dhe majit, India u godit nga një valë e ashpër epidemike, me kulme prej rreth 400 000 infektime dhe 4 000 vdekje në ditë të regjistruara në pikun e krizës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Artikulli tjetërReja dhe Berisha në prag të Hungarisë: Do luajmë për ëndrrën e kualifikimit