Ballina Ekonomi

Reshjet e shiut, ARRSH: Rrugët kalohen pa probleme

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përfshirë vendin, por Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ato nuk sollën probleme me qarkullimin e mjeteve.

“Kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve dhe inerteve”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH-së, përdoruesit e rrugës duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Johnson zotohet për rimëkëmbjen e ekonomisë britanike
Artikulli tjetërKrifca-Ghedira: Axhendë veprimesh për zhvillimin e sektorit të ullishtarisë