Ballina Ekonomi

Rritja e standardeve për kontrollin ushqimor, Skënderi takon Cooling

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi zhvilloi sot një takim me eksperten lider të projektit të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, pjesë e programit IPA 2016, Vanesa Cooling.

Takimi kishte si qëllim diskutimin e çështjeve prioritare për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve të punës së AKU-së dhe përcaktimin e afateve të qarta për ecurinë e qasjes disa sektoriale me të cilën stafi i AKU po punon me asistencën e eksperteve të mundësuar nga ky projekt për ta ngritur nivelin e AKU sipas standardeve të institucioneve homologe në BE.

“Më konkretisht u diskutua mbi procesin e përmirësimit të metodologjisë me bazë risku që do të implementohet në planifikimin e kontrolleve vjetore të AKU-së dhe zhvillimin e dokumenteve procedurale në shumë hallka të punës së institucionit, siç i dikton koha dhe ritmet e progresit”, bën të ditur AKU.

Projekti i sigurisë ushqimore dhe veterinarisë është pjesë e programit IPA 2016 i financuar nga Komisioni Europian që implementohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës se Irlandës, Autoriteti Finlandez i Sigurisë Ushqimore dhe partneri shqiptar CBS.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinisteriali për Mjedisin në Kajro, Kumbaro: Krah BE-së për objektivat
Artikulli tjetërKim: Institucionet e sigurta demokratike, të nevojshme për zbatimin e ligjit