Ballina Bota

AUKUS – Samit BE-SHBA për nëndetëset bërthamore për Australinë

BRUKSEL, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian do të zhvillojë samitin me SHBA mbi Tregtinë dhe Teknologjinë (Ttc) në 29 shtator, në Pitsburg, tha zëdhënësja e ekzekutivit të Tregtisë të BE-së, Miriam Garcia Ferrer.

Gjithashtu në Twitter, nënkryetarja e Komisionit të BE-së, Margrethe Vestager, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë edhe Valdis Dombrovskis.

Takimi rrezikoi anulimin për shkak të tensioneve midis SHBA, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUA) dhe anulimi i një urdhri nga kanberra mbi kontratat e nëndetëseve bërthamore që do t’i bliheshin Francës.

“Aleancat strategjike kanë të bëjnë me përcaktimin e qasjeve të përbashkëta dhe tejkalimin e vështirësive”, shkroi Vestager në Twitter pas shpalljes të takimit të Pitsburgut.

Në takimin e pare të këtij lloji, do të marrë edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, sekretarja për Tregtinë, Gina Raimondo si dhe Përfaqësuesja për Tregtinë, Katherine Tai./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak67 mijë aplikime për kredi në 6-mujorin e parë 2021
Artikulli tjetër“Studio e hapur”, çelet ekspozita në Durrës me rreth 60 punime