TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Bankat tregtare shqyrtuan 67 mijë aplikime për kredi, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara gjatë kësaj periudhe nga bankat, është rritur me 25% në terma vjetorë.
Kërkesa për kredi në rritje dominohet nga sektori i individëve dhe një kërkesë e moderuar nga sektori i bizneseve.
Sipas BSH-së, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve dhe pesha e tyre në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë. /j.p/






















