Rindërtimi, 31 pallate me 660 apartamente falas në lagjen e re në Shijak


TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Shijaku është shndërruar i tëri në një kantier të madh, ku falë Programit të Rindërtimit, çdo lagje e rrënuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit po ringrihet nga themelet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier rindërtimi, që do të ofrojë falas për banorët 660 apartamente në 31 pallate.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes së lagjes së re në Shijak, që do të ofrojë falas 660 apartamente në 31 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Pas ndërtimit të infrastrukturës së re të ujësjellës kanalizimeve, në Shijak po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente, që jo vetëm do ndryshojnë cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, po edhe vetë kushtet urbane të qytetit.

Në Shijak janë rreth 49.800 metra katrorë njësi vetëm për strehim dhe 25.200 të tjera janë ambiente ndihmëse që i shërbejnë të gjithë komunitetit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.