Ballina Flash

KE kontratë për një trajtim të ri kundër COVID-19

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian njoftoi se ka përfunduar një marrëveshje për blerjen e përbashkët të terapisë me antitrupa monoklonalë për pacientët me COVID-19.

“Tetëmbëdhjetë shtete të BE-së morën pjesë në blerjen e 220 000 trajtimeve të ilaçit të prodhuar nga kompania farmaceutike “Eli Lilly”, tha komisioni.

Ilaçi është për pacientët me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për të zhvilluar gjendje të rëndë të sëmundjes.

Produkti është një kombinim i dy antitrupave monoklonalë, bamlanivimab dhe etesevimab.

Antitrupat monoklonalë prodhohen në laborator dhe janë krijuar për të neutralizuar virusin pas infektimit me të.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), aktualisht, është duke shqyrtuar nëse do ta miratojë trajtimin e Eli Lilly-t.

Komisioni Evropian tashmë ka lidhur kontrata për katër terapi të tjera COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka takim me Presidentin e Kryqit të Kuq: Të angazhuar maksimalisht për strehimin e afganëve
Artikulli tjetërGjiknuri: Më të mirën e mundshme për të mbajtur atë rezultat që kemi arritur në Elbasan