Xhaçka takim me Presidentin e Kryqit të Kuq: Të angazhuar maksimalisht për strehimin e afganëve

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me Presidentin e Kryqit të Kuq, Peter Maurer.

Duke e konsideruar të frytshëm këtë takim, Xhaçka tha se e falënderoi Maurer për punën e shkëlqyer në operacionin humanitar në Afganistan.

Shqipëria, tha ajo, është angazhuar dhe përkushtuar maksimalisht duke ofruar strehim për qytetarët afganë, por kjo duhet të shndërrohet në një përpjekje ndërkombëtare.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.