TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në sektorin e arsimit për vitin 2020 shpenzimet publike u llogaritën 54.1 miliardë lekë.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT “Shqipëria në shifra”, këto shpenzime përbëjnë 10,2 % të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2020 dhe zënë një peshë prej 3,4 % në PBB-në gjithsej.
Krahasuar me vitin 2019, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB kanë shënuar rritje me 0,1 pikë përqindje, ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 1,2 pikë përqindje. /j.p/r.e/






















