Ballina Bota

NJU-JORK – Borrell: Përpjekje BE-SHBA për forcimin e besimit në partneritetin e përbashkët

NJU-JORK, 22 /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë për të forcuar besimin në partneritetin e tyre, pas krizës franko-amerikane, tha sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në fillim të një takimi me homologun e tij amerikan, Antony Blinken.

“Ne mund ta ndërtojmë besimin mes nesh”, tha Borrell, duke iu referuar një “jave shumë të trazuar”, deri më tani, në korridoret e selisë së Kombeve të Bashkuara.

“Jam i sigurt se do të punojmë së bashku,” shtoi ai, pas bisedës telefonike që zhvilloi presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Antony Blinken argumentoi se të dy partnerët tashmë po punojnë shumë së bashku “në të gjithë botën, përfshirë natyrisht për Afganistanin, rajonin Indo-Paqësor dhe Evropën”.

Gjashtë ditë pas fillimit të krizës së nëndetëseve, Biden dhe Macron lëshuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën njoftuan “angazhimet” për të rivendosur besimin, i goditur rëndë midis Parisit dhe Uashingtonit.

Presidenti amerikan pranoi se “hapja e konsultimeve midis aleatëve” do bëjë të mundur “shmangien” e këtyre tensioneve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori holandez takim me kreun e SPAK
Artikulli tjetër​Sveçla dhe Mehmeti në Merdar, shohin nga afër zbatimin e marrëveshjes për targat