Ballina Aktualitet

Shqipëri – Turqi, intensifikim të mëtejshëm bashkëpunimit ndërparlamentar

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti në selinë e Kuvendit të Shqipërisë ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük e uroi Kodhelin për riemërimin në detyrën e lartë të Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme dhe duke vlerësuar kontributin e saj në promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shprehu kënaqësinë e gatishmërinë për të vazhduar e forcuar marrëdhëniet e ngushta midis tyre.

Më tej ambasadori turk dhe kryetarja Kodheli biseduan lidhur me rrugët që duhen ndjekur dhe punën që duhet bërë për promovimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, me synimin për ta ngritur atë në nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dy partnere strategjike.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Pavarësisë së Maltës, Nikolla: Mirënjohje për mbështetjen e rrugëtimit tonë evropian
Artikulli tjetërUra e re e Dërmënasit, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit