Ura e re e Dërmënasit, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit


TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i ndërtimit të Urës së Dërmënasit, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier – Seman – Bregdet.

“Ky investim i shumëpritur për Fierin, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit”, shprehet Rama.

Në pamjet e publikuara nga Kryeministri Rama tregohen aspekte nga puna intensive që po kryhet në këtë kantier, me mjete dhe makineri të rënda për ndërtimin e Urës së Dërmënasit sipas parametrave dhe standardeve më të mira.

Ky projekt është në vazhdën e investimeve të reja që po ndërmerr qeveria në qarkun e Fierit dhe ka impakt në mbështetjen e zhvillimit rural të zonës, turizmit dhe ndërlidhjes rajonale, përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesor të rritjes ekonomike dhe punësimit.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.