Ballina Bota

MV – 32 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHKUP, 7 shtator /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 682 raste të tjera me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 180 919.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6 129, me 32 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 1 031 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 160 396 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, në MV numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14 394./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi antikovid, MSH: Një qytetar mund të caktojë orarin për 10 persona të tjerë
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Ndihmë urgjente për Afganistanin