Ballina Bota

SHBA – Shtyhet parada e shumëpritur nga Trump

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump do të duhet të presë më gjatë paradën e shumëpritur, pasi Pentagoni bëri të ditur të enjten se ajo ishte shtyrë në 2019.
Trump i kishte kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të organizonte një paradë ushtarake në SHBA, mEnjëherë pasi ndoqi paradën e vitit të shkuar në Bastijë të Parisit, e cila la mbresa të jashtëzakonshme tek ai.
Asnjë datë nuk është vendosur për këtë paradë ushtarake, megjithatë burimet përmendin Ditën e Veteranëve, 11 nëntorin, si një opsion të mundshëm.
”Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë kanë planifikuar një paradë për të nderuar veteranët e luftës dhe 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, ” shprehet Pentagoni në një deklaratë.
Pentagoni tha se “fillimisht kishte përcaktuar 10 nëntorin e 2018 për këtë aktivitet madhështor , por tani kanë rënë dakord të rishikojnë mundësitë për 2019.”
Shtyrja u bë publike gjatë një interviste për CNBC me zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes të cilët u shprehën se kostoja e paradës mund të shkojëë deri në 92 milionë dollarë – 80 milionë dollarë më shumë nga sa u llogarit më parë.
Plani për të mbajtur një paradë ka qenë në qendër të kritikave si nga demokratët dhe nga republikanët, pasi disa prej tyre argumentojnë se ajo mund të përcjellë nënkuptime autoritare ose nacionalshoviniste. Legjislatorët gjithashtu kanë kritikuar koston e lartë që ka organizimi i saj.
Parada  e fundit ushtarake u mbajt në Uashington më 1991 pas Luftës së Gjirit./  /sm/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFlijimi i luftëtarëve të lirisë, gurthemel i shtetit të Kosovës
Artikulli tjetër2792 punonjës u futën në skemën e kontributeve, pasi bizneset u konstatuan me shkelje