Flijimi i luftëtarëve të lirisë, gurthemel i shtetit të Kosovës

PRISHTINË,17 gusht/ATSH- I. Vata/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kujton sot me nderim vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Major Skënder Çekut.

Duke vlerësuar kontributin heroik për lirinë e Kosovës të luftëtarëve të saj, Haradinaj shprehet se “me me nderim kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Major Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re”.

“Gjeneral Çeku ishte një nga luftëtarët më të shquar në rrugën tonë për liri dhe flijimi i tij e luftëtarëve tjerë u bënë gurthemel i shtetit të Kosovës. Porosia e tyre – frymëzim i përjetshëm për brezat!”, shprehet Haradinaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.