TIRANË 26 gusht /ATSH-I.Vata/- Bashkia Tiranë ka nisur dezinfektimin e shkollave në të gjitha njësitë administrative.
Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Tiranë, e cila njofton se pas lyerjeve nisi dezinfektimin në shkollën ”Aleks Buda”, në njësinë 11
“Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë”, thuhet në njoftim.
Masat e marrë nga bashkia e Tiranës për përgatitjen e institucioneve arsimore kanë vijuar prej javësh, por në ditë e fundit ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme të shkollave për të parandaluar infektimin e nxënësve dhe mësuesve nga virusi COVID-19. /j.p/






















