Ballina Flash

Dita e Barazisë së Grave/ Ambasadorja Kim: Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë

TIRANË 26 gusht /ATSH-I.Vata/ Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim solli sot në vëmendje Ditën e Barazisë së Grave, 26 gusht 1920, ku gratë në Amerikë, fituan të drejtën e votës.

Në mesazhin e saj, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim thekson se “le të bëjmë të gjithë pjesën tonë duke i dhënë fund diskriminimit”.

“Më 26 gusht 1920, gratë në Amerikë më në fund fituan të drejtën e votës. Në Ditën e Barazisë së Grave, na kujtohet se kur ligjet i njohin gratë si të lira dhe të barabarta, ekonomitë janë më të forta, risitë lulëzon dhe shoqëritë përparojnë. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë – duke i dhënë fund diskriminimit, duke siguruar arsimim dhe mundësi të barabarta dhe duke inkurajuar njëra -tjetrën – në mënyrë që gratë dhe vajzat të përmbushin potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës nis dezinfektimin e institucioneve arsimore
Artikulli tjetër111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Rama uron një ditë të paqtë si vetë ajo