Ballina Flash

Bashkia e Tiranës nis dezinfektimin e institucioneve arsimore

TIRANË 26 gusht /ATSH-I.Vata/- Bashkia Tiranë ka nisur dezinfektimin e shkollave në të gjitha njësitë administrative.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Tiranë, e cila njofton se pas lyerjeve nisi dezinfektimin në shkollën ”Aleks Buda”, në njësinë 11

“Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë”, thuhet në njoftim.

Masat e marrë nga bashkia e Tiranës për përgatitjen e institucioneve arsimore kanë vijuar prej javësh, por në ditë e fundit ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme të shkollave për të parandaluar infektimin e nxënësve dhe mësuesve nga virusi COVID-19. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e shiut shuajnë vatrat e zjarrit në Kukës, Tropojë dhe Has
Artikulli tjetërDita e Barazisë së Grave/ Ambasadorja Kim: Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë