Ballina Ekonomi

Udhëtimi drejt Italisë dhe Greqisë, TIA: I detyrueshëm formulari PLF

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”, përmes një njoftimi ka informuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë dhe Italisë se, është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

TIA ka publikuar edhe adresat për formularët drejt Italisë: https://app.euplf.eu/ dhe drejt Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Gjithashtu, njofton TIA, “ju rikujtojmë se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të: paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar”.

“Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose certifikata e vaksinimit”, thekson TIA.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrat e aplikimit për dokumente biometrike, të hapura edhe ditën e shtunë
Artikulli tjetërBM – Johnson: Nuk do t’i kthejmë shpinën Afganistanit