Ballina Bota

BRUKSEL –  Pesë rajone italiane zonë e kuqe në hartat COVID-19 të BE-së

BRUKSEL, 13 gusht /ATSH-ANSA/ – Kanë shkuar në pesë rajonet italiane zonë e kuqe në hartat COVID-19 të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ECDC.

Përveç Siçilisë, Sardenjës, Toskanës dhe Marche-s, që u kthyen në të kuqe javët e fundit, përditësimi i fundit shton edhe Kalabria-n.

E gjithë pjesa tjetër e Italisë është me ngjyrë të verdhë, me përjashtim të Molise-s dhe Provincës Autonome të Bolzanos që mbeten me ngjyrë të gjelbër.

Në pjesën tjetër të Evropës, Spanja është pothuajse tërësisht në të kuqe të errët, si edhe Qipro, Korsika, një pjesë e Irlandës dhe Francës jugore, ku ka më shumë se 500 raste COVID-19 për 100 000 banorë.

E kuqe (midis 200 dhe 500 raste për 100 000 banorë) është, gjithashtu, shumica e Greqisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, e gjithë Portugalia dhe Malta.

Pjesa më e madhe e Gjermanisë mbetet e gjelbër (me përjashtim të Nordrhein-Ëestfalen, me ngjyrë të verdhë) dhe Austria, si edhe Polonia dhe të gjitha vendet e Evropës Lindore, ndërsa Kroacia konfirmohet me të verdhë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/8/2021
Artikulli tjetërMbi 4 mijë raste aktive me COVID-19