Ballina Aktualitet

Forcim i bashkëpunimit në sistemin penitenciar me Britaninë e Madhe

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në sistemin penitenciar do të forcohet edhe më tej pas marrëveshjes së re mbi transferimin e personave të dënuar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës që po zhvillon në Britaninë e Madhe, zhvilloi një takim me stafin e burgjeve në Wandsworth, një nga burgjet më të mëdhenj dhe të vjetër të Londrës.

Gjonaj u shpreh se në takim u diskutua mbi rekrutimin në burgje, sigurinë, inteligjencën dhe teknologjinë e përdorur në Britaninë e Madhe dhe Shqipëri.

“Gjithashtu biseduam mbi praktikat e përdorura për të luftuar korrupsionin në burgje si dhe programet e punësimit në Britaninë e Madhe”, tha Gjonaj.

“Eksperienca britanike dhe shkëmbimi me partnerët tanë ka sjellë një përmirësim të sigurisë dhe inteligjencës në sistemin penitenciar shqiptar dhe ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej pas marrëveshjes së re mbi transferimin e personave të dënuar”, theksoi Gjonaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pas presionit të BE-së, Polonia modifikon paketën e reformës gjyqësore
Artikulli tjetër“Tokyo 2020”, peshëngritësi Briken Calja renditet i 4-ti në dygarësh