Ballina Bota

BRUKSEL – BE dënon ashpër veprimet e Rusisë kundër medias vendase

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/- Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e fundit të autoriteteve ruse ndaj medias së pavarur dhe organizatave të shoqërisë civile.

”Fakti që disidenca, opozita, zërat kritikë dhe institucionet e pavarura përpara zgjedhjeve të Dumës në muaj shtator po heshtin gjithnjë e më shumë është shqetësuese”, deklaroi zëdhënësi i të dërguarit të Punëve të Jashtme të BE, Josep Borrell.

BE u bëri thirrje autoriteteve ruse të kthejnë vendimet dhe të ndalojnë goditjen e shoqërisë civile dhe medieve të pavarura.

Deklarata përmendi në mënyrë specifike vendimin për të klasifikuar Institutin e Drejtësisë dhe Politikës Publike (ILPP) dhe disa gazetarë si “agjentë të huaj” dhe për të deklaruar  Project Media Inc. një “organizatë të padëshirueshme”.

Ai përmendi gjithashtu rastin e grupit të të drejtave civile dhe të mbrojtjes ”Komanda 29”, i cili, sipas BE-së, ka pezulluar punën si rezultat i presionit dhe akuzave të pajustifikuara./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë Cërrik instalohen katër impiante të trajtimit të ujërave të ndotur
Artikulli tjetërZgjedhjet lokale, KQZ miraton 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës