Zgjedhjet lokale, KQZ miraton 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës

PRISHTINË, 23 korrik/ATSH/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.

Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për t’u regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.