Ballina Flash

Covid-19 ”than” aeroportin e ri të Berlinit

BERLIN, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Në gjysmën e parë të këtij viti, vetëm 1,85 milionë pasagjerë udhëtuan nga aeroporti i ri të Berlinit, BER.

”Kjo ishte pothuajse 90 për qind më pak pasagjerë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 – para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit”, sipas shifrave nga operatori i aeroportit.

Në atë kohë, pothuajse 17,5 milionë pasagjerë fluturuan në aeroportet e Berlinit në gjysmën e parë të vitit.

Ndërsa numri i udhëtarëve në BER është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, mbetet një pyetje e hapur nëse aeroporti do të përmbushë objektivat për vitin 2021.

Kreu i kompanisë së aeroportit, Engelbert Luetke Daldrup, tha se ai shpresonte për 10 milionë pasagjerë për të gjithë 2021./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Bjeshkëve të Bushtricës/ Klosi: Me rrugën e Arbrit dhe aeroportin e Kukësit, destinacion i preferuar i turistëve
Artikulli tjetër137 pika grumbullimi në të gjithë vendin/ Me mbështetjen e AZHBR-së, Arturi nga Frakulla e Fierit arrin 2.6 milionë euro eksporte