Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/8/2018

SAN LUCAR DE BARAMEDA (Spanjë) – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pret kancelaren gjermane, Angela Merkel në residencën e tij të pushimeve në jug të Seviljes.

AKTAU (Kazakistan) – Inaugurohet kompleksi i ri portual i Kurykut, qendra e industrisë së gazit kazak që ndodhet në rrugën e re të mëndafshit.

GUCA (Serbi) – Guca, një qytet në perëndim të Serbisë, pret festivalin më të madh në botë të trompetës, që tërheq dhjetëra mijëra vizitorë.

CAP CANAVERAL (SHBA) – Lëshimi i sondës polare Parker nga NASA që do t’i afrohet diellit si kurrë më parë në përpjekje për të zbuluar misteret.

SEATTLE (SHBA) – Gjykatësit amerikanë shqyrtojnë ankesën në kuadër të ndalimit të prodhimit të armëve 3D, pas një mase për ndërprerjen e tyre.

BERLIN (Gjermani) – Kampionati europian i atletizmit./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFesta tradicionale e Kaninës, një takim brezash mes traditës dhe të resë
Artikulli tjetërSiguria në plazhe, rojat bregdetare shpëtojnë 2 turistë në Sarandë