TIRANË, 25 qershor /ATSH – I. Vata/ Pas votimit nga seanca plenare e ditës së djeshme të ngritjes së një komisioni “ad hoc” me 12 anëtarë për përzgjedhjen e anëtarëve zëvendësues, u zhvillua sot mbledhja e parë konstituive e këtij komisioni.
Mbledhja u drejtua nga Ulsi Manja, njëherësh kryetar i këtij komisioni “ad hoc”. Ai bëri me dije përbërjen e komisionit 12-anëtarësh: Ulsi Manja, kryetar, Alket Hyseni anëtar, Adnor Shameti anëtar, Vasilika Hysi anëtare, Elena Xhina anëtare, Klotilda Bushka anëtare, Myslim Murrizi nënkryetar, Nimet Musai anëtar, Edmond Stojku anëtar, Arlind Çarçani anëtar, Klajdi Qama anëtar, Halit Jakimi anëtar. Dy anëtarët zëvendësues ishin z. Edmond Leka dhe z. Arben Elezi.
Manja shtoi gjithashtu se përzgjedhja dhe votimi në komisionin “ad hoc” do të bëhet nga lista për votim e përcjellë në komisionin “ad hoc” për verifikim kandidatësh, dt. 31.5.2017, përmes një sistemi të fshehtë elektronik, përmes të cilit do të votohet vetëm për një kandidat.
Ky proces niset si pasojë e dy vakancave të krijuara, një si zëvendësues i dytë në KPK, ku Pal Shkëmbi u përfshi në zgjedhjet parlamentare dhe tjetra, si zëvendësues i parë në KP, për shkak të shkarkimit nga detyra të Herald Saraçi. Lista për votim e kandidaturave, pas verifikimit të tyre dhe shprehjes së interesit, do të miratohet si listë për votim më 2 korrik.
Pas mbledhjes konstituive, më datën 2 korrik komisioni do të mblidhet për të miratuar listën për votim.
“Ne do të përdorim listën e kandidatëve të kualifikuar dhe që nuk janë përzgjedhur në 31 maj 2017. Ky komision do të përzgjedhë dy kandidatë për vakancat e krijuara në radhët e zëvendësuesve, një në KPK dhe një Komisioner Publik. Lista për votim do miratohet më 2 korrik, ndërsa shorti do të hidhet më datën 5 korrik. Kam njoftuar edhe ONM për të qenë prezent. Po ashtu ONM do na vendosë në dispozicion një material për kandidatët”, tha Manja.
Kriteret
Përzgjedhja e kandidatëve për këto pozicione si dhe procedura e votimit nga Komisioni ad hoc i ngritur për këtë qëllim, do të bëhet nga lista për votim e përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar i komisionit, voton për një kandidat.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” gjatë vitit 2017, shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse vazhdojnë të plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për periudhën 2017-2021, si më poshtë:
- a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
- b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;
- c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;
ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit;
- d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i Drejtësisë;
- dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.
Kandidati që vazhdon të shprehë interes për pozicionet e sipërcituara, për të cilat ka konkuruar dhe kanë qënë pjesë e listës për votim të përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, duhet të dorëzojë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, brenda datës 30 qershor 2021, një letër për shprehjen e interesit, si dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të mos kandiduar (shkronjat “a” deri në shkonjën “d” më lart) .
Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.
Mosshprehja e interesit si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda dates 30 Qershor 2021, përbën shkak për heqjen e tij nga lista për votim.
LISTA E KANDIDATËVE PËR ANËTARË ZËVENDËSUES
Lista për votim e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit:
Arben Lena Komision i Pavarur i Kualifikimit/Kolegji i Posaçëm i Apelimit
- Elvis Zaimi Për të gjitha pozicionet
- Genci Bilali Për të gjitha pozicionet
- Irena Nino Për të gjitha pozicionet
- Klara Mullaj Për të gjitha pozicionet
- Lindita Blinishti Për të gjitha pozicionet
- Rozeta Ivanova Komision i Pavarur i Kualifikimit
- Suzana Pasha (Hoti) Për të gjitha pozicionet
Lista për votim e kandidatëve për Komisioner Publik:
Albana Tushe Komisioner Publik
- Aljon Cenolli Komisioner Publik
- Arte Gjonaj Komisioner publik
- Betula Toto Komisioner publik
- Bledar Cenameri Komisioner publik
- Brunilda Lilo Komisioner publik
- Dede Kasneci Komisioner publik
- Edlira Bylo Komisioner publik
- Edmond Kasmi Komisioner publik
- Eljona Lloja Komisioner publik
- Elvis Zaimi Për të gjitha pozicionet
- Enkeleda Goxhaj Komisioner publik
- Eriona Canaj Komisioner publik
- Eva Dyrmishi Komisioner publik
- Fredi Mirashi Komisioner publik
- Genci Bilali Për të gjitha pozicionet
- Gentian Gurra Komisioner publik
- Gëzim Cenaj Komisioner publik
- Irena Nino Për të gjitha pozicionet
- Klara Mullaj Për të gjitha pozicionet
- Lindita Blinishti Për të gjitha pozicionet
- Suzana Pasha (Hoti) Për të gjitha pozicionet
- Juelda Lamçe Komisioner publik
- Julinda Mansaku Komisioner publik
- Liri Llukani Komisioner publik
- Mirion Theodhosi Komisioner publik
- Nertila Mete Komisioner publik
- Oriela Shishi Komisioner publik
- Petrit Agaj Komisioner publik
- Roland Gjoni Komisioner publik
- Rovena Pregja Komisioner publik
- Sergjio Mazreku Komisioner publik
- Shefqet Dida Komisioner publik
- Suzana Hoxha Komisioner publik
- Valbona Legisi Komisioner publik
/j.p/r.e/






















