SHËN PETËRBURG, 23 qershor /ATSH/ – Suedia dhe Spanja kaluan sot në 1/16 e finaleve të Euro 2020, pas fitoreve, respektivisht kundër Polonisë dhe Sllovakisë, sipas pamjeve televizive.
Suedia fitoi kundër Polonisë në Shën Petërburg me rezultatin 3-2, me golat e Forsberg (2′) (59′) dhe Claesson (90′).
Polonia shkurtoi diferencën me anë të Lewandowskit (61′) dhe (84′).
Ndeshja, e gjykuar nga britaniku Oliver, ishte e vlefshme për Grupin E.
Spanja fitoi thellë me Sllovakinë, 5-0, në stadiumin e ”Estadio de la Castuja” të Seviljes pas autogolit të Dubravka (30′) dhe golave të Laporte (45′), Sarrabia (56′), Torres (67′) dhe përsëri të një autogoli nga Kucka (71).
Ndeshja u gjykua nga holandezi Kuipers./ a.jor.























