TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë së bashku me UNICEF Albania zhvilluan trajnimin disaditor me punonjësit e Qendrës së sapothemeluar për Parandalimin e Kriminalitetit të të Miturve dhe të Rinjve.
Punonjësit u trajnuan nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda si dhe specialistja e Drejtësisë për të Mitur në UNICEF Albania, Emira Shkurti.
Ata u trajnuan për të analizuar dispozitat e instrumenteve ndërkombëtarë dhe legjislacionit të brendshëm lidhur me drejtësinë penale për të mitur, si dhe për të përcaktuar misionin, vizionin, planin fillestar të punës dhe procedurat organizative të kësaj qendre të re.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se, “së bashku me UNICEF Albania zhvilluam trajnimin disaditor me punonjësit e Qendrës së sapo themeluar për Parandalimin e Kriminalitetit të të Miturve dhe të Rinjve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda si dhe specialistja e Drejtësisë për të Mitur në UNICEF Albania, Emira Shkurti, trajnuan punonjësit për të analizuar dispozitat e instrumenteve ndërkombëtarë dhe legjislacionit të brendshëm lidhur me drejtësinë penale për të mitur, si dhe për të përcaktuar misionin, vizionin, planin fillestar të punës dhe procedurat organizative të kësaj Qendre të re”.
/r.e/






















