MOSKË, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Moska regjistroi një rekord të ri të rasteve me COVID-19 për të dytën ditë radhazi, me 9 120 infektime në 24 orë, sipas shifrave të qeverisë.
Dje, kryeqyteti rus regjistroi 9 056 raste të reja, sipas statistikave qeveritare nga rreth 3 000 raste ditore dy javë më parë.
“Ky shpërthim i COVID-19 ka ardhur si pasojë e variantit Delta, i shfaqur në Indi dhe që kërcënon të mbingarkojë spitalet e kryeqytetit”, sipas autoriteteve.
Përballë kësaj situate, nënkryetarja e bashkisë së Moskës, Anastasia Rakova, njoftoi në një deklaratë se qyteti do të rrisë numrin e shtretërve spitalorë për pacientët me COVID-19 nga 17 000 në 24 000 gjatë dy javëve të ardhshme.
Epiqendra e pandemisë në Rusi, kryeqyteti me 12-13 milionë banorë regjistroi sot më shumë se gjysmën e numrit të rasteve në vend./ /ec/





















