Mbi 238 mijë ton karburante të importuara, sasia më e madhe që prej vitit 2016

 

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan 238 229 ton karburante, që shënon edhe sasinë më të madhe të importuar që prej vitit 2016.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të ardhurat e mbledhura në buxhet nga zhdoganimi karburanteve zënë gati 23.7% të totalit të të ardhurave të mbledhura nga administrata doganore.

Vetëm përmes akcizës të ardhurat e mbledhura në buxhet llogariten mbi 10 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.6 miliardë lekësh për periudhën.

Krahasuar me 5-mujorin e 2020-s zhdoganim i karburanteve shënoi rritje me mbi 39 mijë ton, ose 20.1% .

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.