JERUZALEM – Votëbesim në Parlament për koalicionin e ri qeveritar pa Netanyahun.
WINDSOR (Britani e Madhe) – Mbretëresha Elizabeth II pret presidentin amerikan, Joe Biden.
BOTË – Dita ndërkombëtare e sensibilizimit për albinizmin.
FINLANDË – Zgjedhje bashkiake.
BONN (Gjermani) – Koncert i Robbie Williams për 250 vjetorin e lindjes së Beethovenit.
MADRID (Spanjë) – Partia e majtë radikale zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm për të zëvendësuar Pablo Iglesias.
LONDËR (Britani e Madhe) – Lançimi i stacionit të ri informativ “GB News”
MADRID (Spanjë) – Manifestim kundër qëllimit të qeverisë për të falur separatistët katalanas të dënuar për përpjekjen e shkëputjes në 2017.
KAJRO (Egjipt) – Vizitë e ministrit francez të ekonomisë, Bruno Le Maire./ /ec/




















