Ballina Lajme nga Vendi

Bashkia e Lezhës, më e pastër falë sistemit të menaxhimit të mbetjeve

TIRANË, 9 gusht/ATSH/- Bashkia e Lezhës tashmë është më e pastër, në sajë të funksionimit me sukses të sistemit të ri të menaxhimit të mbetjeve.

Ky shërbim i ofruar me korrektësi në çdo njësi administrative, ka krijuar një standard të ri dhe ndër më të mirët në raport më bashkitë e tjera.

Bashkia Lezhë apelon se duhet sensibilizim qytetar për të mirëmbajtur e mbajtur pastër gjithçka na rrethon.

“Sistemi i menaxhimit të mbetjeve, në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Lezhë, po rezulton i suksesshëm dhe çdo ditë duke u përmirësuar. Sensibilizimi dhe angazhimi qytetar na ndihmon që së bashku të jemi akoma më mirë”, bën të ditur bashkia./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet me 12% xhiro në zonat turistike
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, leku forcon pozitat përballë euros