Ballina Ekonomi

Rritet me 12% xhiro në zonat turistike

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Administrata Tatimore vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha zonat turistike ku po ushtrohet aktivitet ekonomik, për të kontrolluar më nga afër situatën.

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjektet kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12% dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28%, kjo për periudhën 1 qershor – 7 gusht 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat, i referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku është përqendruar më shumë aktiviteti turistik.

Qëllimi kryesor i Administratës Tatimore, në kuadër të planit të masave të sezonit turistik, është nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit, si dhe vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet informimit dhe edukimit të vazhdueshëm./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhen deri më 31 gusht aplikimet për bursa në fushën e biznesit
Artikulli tjetërBashkia e Lezhës, më e pastër falë sistemit të menaxhimit të mbetjeve