BERLIN, 30 maj /ATSH-DPA/ – Të gjitha 16 landet e Gjermanisë kanë rënë nën pikën e referimit të infeksionit të Covid-19, që ndihmon në përcaktimin nëse një rihapje më e madhe e jetës publike dhe lehtësimi i rregullave mund të ndodhë.
”Landi i Thuringia u bë sot i fundit që pati një shkallë shtatëditore të incidencës nën 50 infeksione Covid-19 për 100 000 banorë”, tha agjencia e kontrollit të sëmundjes e institutit ”Robert Koch”.
Shkalla në Thuringia tani qëndron në 47,5.
Për Gjermaninë në tërësi, numri është 35,2, me situatën veçanërisht të mirë në shtetet më veriore të Mecklenburg-Vorpommern (14,7), Schleswig-Holstein (17,9), Brandenburg (20,0), Hamburg (22,4) dhe Saksonia e Poshtme (23,1).
Gjermania ka zvogëluar masat mbrojtëse javët e fundit me heqjen e kufizimeve për ngrëniet në natyrë, hapjen e muzeve, galerive dhe pishinave publike edhe pse shumë aktivitete varen nga prova e vaksinimit, rikuperimit ose një rezultati negativ të testit PCR brenda 24 orëve të fundit./ a.jor.























