Ballina Bota

GREQI – Çavusoglu në vizitë dyditore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ATHINË, 30 maj /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu mbërriti sot në Greqi për një vizitë dyditore, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur gjallë dialogun midis dy vendeve, pas mosmarrëveshje për një mori çështjesh.

Çavusoglu u takua me qytetarë grekë të besimit mysliman, disa prej të cilëve me rrënjë turke, që jetojnë në verilindje të vendit, një pakicë prej rreth 120 000 banorësh.

Të hënën, Çavusoglu do të takojë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Shkëmbimet shihen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet midis dy vendeve.

Në prill, një takim i ministrave të Jashtëm turk dhe grek arriti kulmin në një konferencë shtypi të shoqëruar nga një shkëmbim akuzash.

Ndërkohë, mosmarrëveshjet që mbeten ende të pazgjidhura janë që nga politikat e migrimit deri  te rezervat e gazit natyror në Mesdhe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë 16 landet gjermane poshtë pragut të incidencës së koronavirusit
Artikulli tjetërMbështetja financiare e BE-së/ Në 2020, mbi 103 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shtetin e së drejtës