Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore/ 136 inspektime, 23 masa për subjektet

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar 136 inspektime dhe monitorime. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim, kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 30 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 607 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Von der Leyen: BE ofron 100 milionë doza vaksinash për vendet e varfra
Artikulli tjetërPunësohen 39 mjekë specialistë në spitalet rajonale/ Manastirliu: Krijojmë incentiva të reja financiare, fuqizojmë shërbimet e specializuara afër vendbanimit